Deri në vitin 2025, rreth 4.41 miliardë njerëz pritet të përdorin rrjetet sociale. Biznesi juaj duhet të jetë gati për fluksin e klientëve potencial.
Prej kur Google ngriti reklamimin online në nivel tjetër, marketingu digjital ka parë një ngritje të qëndrueshme në buxhetet e marketingut. Deri në 2023, pritet që marketingu digjital do të marr mbi 60% të buxhetit të marketingut botëror.
Në mes të platformave digjitale më të preferuara, Google udhëheqë grupin për search engine (makina kërkimi) ndërsa Facebook udhëheqë në reklamime për rrjete sociale.
Search Engine Marketing (SEM) mbetet mënyra më e rëndësishme për të shpërndarë fjalën rreth një produkti apo shërbimi. Social Media Marketing (SMM) është një trend gjithnjë në rritje për audienca më specifike.
Search Engine
Marketing/Optimization
Pothuajse 70% e trafikut online prodhohet nga makinat kërkuese. Është e kuptueshme pse kompanitë investojnë në optimizmin e webfaqeve.
Social Media
Marketing/Optimization
Çdo kompani që nuk është duke përdorur rrjetet sociale është duke humbur shumë. Së paku, SMO mund të ndihmoj në ngritjen e pozicionit të brendit.
Marketing për
Përmbajtje & Email
Mund të krijoni një punim fantastik por nëse nuk le mbresa tek vizitori, ndoshta do të duhej të ndryshoni disa gjëra të keni efektin e pritur.
Raporte & Analitikë
Strategjia juaj e marketingut është e rëndësishme vetëm nëse po arritni objektivat. Lejoni që Alba Connect të analizoj performancën e kampanjave tuaja.
Na kontaktoni sot dhe do të punojmë me ju për të gjetur mundësinë më të mirë drejt suksesit!
+383 49 97 27 00
info@albaconnect.com
Bulevardi Bill Clinton, Prishtinë, Kosovë
Që nga fillimi e deri tani gjithmonë kemi vendosur klientin të parin. Si mund t'ju ndihmojmë?
A jeni person që i pëlqen sfidat dhe dëshiron të zhvillohet në rrafshin profesional?
Marketingoholic është podcast shqip për të gjithë ata që janë të interesuar në marketing digjital. Temat që trajtohen në podcast kanë për qëllim shpërndarjen e dijenisë përmes përvojave të mysafirëve.
A jeni të interesuar të dini se sa biznese kosovare janë online? Apo cilat platforma i preferojnë? Atëherë lexoni raportin e hulumtimit të tregut për trendet e fundit në 2021, të realizuar nga Alba Connect.