Konkurs: Video Editor (Praktikant/e)
Kërkohen praktikant/e në pozitën “Video Editor” me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut në Alba Connect. Konkursi i hapur deri më 31 Maj 2022.
Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me montimin dhe editimin e video projekteve të ndryshme.
Alba Connect SH.P.K:
- Kompani serioze me bazë stabile në treg
- Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
- Paga me korrektësi të plotë
- Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
- Mundësi në ngritje profesionale
- Ambient kreativ i punës
- Staf serioz dhe i respektueshëm
Përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e videove të marketingut
- Editon video materiale për postim në internet
- Përshtatë video efekte sipas llojit të materialit
Kushtet:
- Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
- Shkathtësi apo njohuri në Adobe (Premiere dhe After Effects)
- Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të videove nga zero
- Portfolio me punime të deritanishme (e preferuar)
- Shkathtësi të mira komunikuese
- Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
- Korrektësi dhe mirësjellje në punë
Aplikimi:
Së pari aplikoni për këtë pozitë me informatat tuaja përmes formularit në vijim. Pas përzgjedhjes së kandidatëve, do t’ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës.
Plotësoni formularin e mëposhtëm që të aplikoni për këtë pozitë.
Për çdo pyetje, na kontaktoni përmes email apo në rrjetet sociale Facebook, Instagram apo LinkedIn.