Aksioni humanitar ALL 4 WOMEN (A4W) ka përfunduar pasi që kemi arritur të grumbullojmë dhe shpërndajmë të gjitha donacionet që kemi pranuar. Na bëni LIKE & FOLLOW në rrjete sociale për t’u njoftuar për aksionet e ardhshme.
Ju falenderojmë për ndihmën dhe kontributin tuaj.
Dimri po afron me shpejtësi dhe duket se do të jetë një acar i madh që do të ndikoj në të gjithë ne. Më së shumti do të preken shtresat e shoqërisë, përkatësisht gjinia femërore, që do të ketë mungesë të veshëmbathjes. Me këtë në mendje, ALL 4 WOMEN (A4W) është aksion humanitar i organizuar nga Alba Connect, i cili ka për qëllim grumbullimin dhe distribuimin e veshëmbathjeve për gratë dhe vajzat në nevojë. Kur mendoni për garderobën tuaj dhe ju kujtohet ndonjë teshë që e keni përdorur shumë pak ose aspak, ju lusim të mendoni për gratë dhe vajzat që kan nevojë për veshëmbathje por nuk i kan kushtet.
Çka?
Jemi duke mbledhur veshëmbathje për gra dhe vajza. Artikujt duhet të jenë shumë pak të përdorur apo të reja. Ju lusim të lani teshat që sjellni për donacion.
Kur?
Duke filluar nga 1 Dhjetor 2021 e deri më 31 Dhjetor 2021, jeni të mirëseardhur të sjellni rrobat tuaja për gratë dhe vajzat në nevojë.
Ku?
Donacionet tuaja mund t’i sjellni në zyrat e Alba Connect tek Blvd. Bill Klinton. Mund të na kontaktoni në telefon/Viber/WhatsApp ne numrin +383 49 97 27 00 për më shumë informata.
Formulari
Ju lutemi plotësoni formularin në vijim nëse jeni grua/vajzë në nevojë apo e njihni dikë të tillë. Pasi të dërgoni informatat, do të ju kontaktojmë që të caktojmë vendin dhe kohën ku mund të pranoni veshëmbathjet e nevojshme.
Aksioni ALL 4 WOMEN (A4W) ka përfunduar.