
Trajnim: Dizajn Grafik
Mësohu të punosh me Adobe Illustrator në vektore, tipografi, brending, dhe më shumë në këtë trajnim për dizajn grafik.
Përshkrimi dhe Përmbajtja
Fusha e dizajnit grafik ka të bëjë me përdorimin e komunikimit vizual për të përcjellë mesazhe specifike tek një audiencë e caktuar. Në një ndër rastet më të popullarizuara, dizajni grafik është kryesisht përgjegjës për krijimin e brendeve që njihen nga të gjithë.
Të komunikosh idetë përmes dizajnit grafik, duhet të jesh i pregaditur në teknikat dhe teknologjitë e ndryshme. Me këtë në mendje, Alba Connect ka hapur kurs trajnimi në Dizajn Grafik.
Përmbajtja
Me përfundimin e kursit trajnues, ju do të mësoni të punoni me Adobe Illustrator dhe do të përfitoni njohuri hyrëse në Adobe Photoshop. Si projekt final do të krijoni një brandbook (libërth brendi) të cilin do të mund ta përdorni në portfolio personale.
Disa nga temat e mbuluara janë:
- Hyrje në dizajn grafik
- Elementet e dizajnit (lines, shapes, etj.)
- Përdorimi i ngjyrave (solid, gradient, etj.)
- Konvertimi i fotografive në vektor
- Tipografia
- Hierarkia në mes ikonës dhe tipografisë
- Logo dhe brendi
- Krijimi i logos origjinale në Adobe Illustrator
- Krijimi i brandbook-ut të logos në Adobe Photoshop
Me përfundim të kursit trajnues, studentëve më të mirë ju ofrohet praktikë me mundësi punësimi në Alba Connect.
Kohëzgjatja dhe Orari
Datat: 09/08/2021 – 03/09/2021
Kursi trajnues zgjatë 40 orë gjithsej dhe ndahet në seanca 3-orëshe nga 3 herë në javë.
Grupet janë me numër të vogël dhe të limituar.
Çmimi dhe Pagesa
Kursi trajnues ofrohet me çmim hyrës. Në çmim përfshihet TVSH.
- 1 Person = 180 EUR
- 2 Persona =
360 EUR300 EUR
Pagesa bëhet përmes transferit bankar.
Regjistrimi
Plotësoni formularin e mëposhtëm që të regjistroni kursin trajnues për dizajn grafik në Alba Connect.
Për çdo pyetje, na kontaktoni përmes email ose në rrjetet sociale Facebook, Instagram apo LinkedIn.