Bashkohu me ne!

Kostumografia në çmimet Oscar

Lifestyle
N

ë botën e filmit, kostumografia në Oscar ka rol të rëndësishëm. Si një rregull tani, çmimi “Oscar” për kostumografinë më të mirë u shkon artistëve që arrijnë të rikrijojnë me saktësi një kostum në përputhje me periudhën kohore të filmit.

Këta filma gjithashtu ia vlen t’i shohim. Veshjet në këta filma janë të këndshme për t’u parë dhe shpesh herë përmbajnë një kuptim fshehtë.

Alba Connect ka përpiluar një listë me disa filma të famshëm, të nominuar për kostumografinë më të mirë në çmimet “Oscars” gjatë dekadës së fundit.

Kostumografia në Oscar...

Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio
©2018 CTMG, Inc.

1. Once Upon a Time in… Hollywood

Dramë (2019)

Stilistja: Arianne Phillips

Dizajnerja nxorri veshje të veçanta për secilin nga rolet kryesore. Veshjet i bëjnë personazhet më elegant dhe ju ndihmojnë për të zbuluar botën e tyre të brendshme. Ky medalion u krijua për karakterin e Rick Dalton. Ka një trëndafil Tudor në njërën anë dhe shkronja R është gdhendur nga ana tjetër. Rick Dalton është personazhi kryesor i luajtur nga Leonardo DiCaprio. Ky personazh veshë një rrip me një shtrëngatë në të cilën është përshkruar e njëjta germë. Sipas Phillips, një njeri që veshë rroba me monogram është arrogant dhe i pëlqen të mburret.

2. The Favourite

Dramë (2018)

Stilistja: Sandy Powell

Secili kostum në këtë film ka zgjatur një deri në gjashtë javë për t’u përfunduar. Buxheti i ulët i filmit shtyri projektuesit të përdorin pëlhura të lira me ngjyra të zeza dhe të bardha. Disa pjesë të “perlave” janë punuar me dorë nga projektuesit. Kjo tregon se çka është kostumografia në Oscar. Disa nga pëlhurat u blenë në dyqanet e dorës së dytë. Kostumet duken relevante për kohën edhepse filmi nuk pretendon të jetë historikisht i saktë.

Emma Stone
©2018 Fox Searchlight

Judi Dench
©2017 Focus Features LLC.

3. Victoria and Abdul

Biografi (2017)

Stilistja: Consolata Boyle

Në këtë film, stilistja Boyle kishte sfidë të ruante saktësinë historike. Mbretëresha në fakt vishte rroba me ngjyra të errëta sepse ajo po vajtonte bashkëshortin e ndjerë. Boyle mbajti veshjet e errëta por shtoi elemente të panumërta që e bënë edhe kostumin më të errët të duket festiv. Për të përcjellur ngjarjen në film (marrëdhënien romantike), stilistja modifikoi në mënyrë të konsiderueshme veshjet e mbretëreshës në pjesën e fundit të filmit. Ku në fillim të filmit ishin fustanet e errëta, në fund do të visheshin ngjyra të bardha dhe të lehta.

4. Florence Foster Jenkins

Dramë (2016)

Stilistja: Consolata Boyle

Filmi zhvillohet në Nju Jorkun e fillimit të shekullit të 20-të. Këngëtarja e famshme e operës, Florence Foster Jenkins, është kryevepra e projektuesëve të kostumeve. Ekipi ekzaminoi dhe analizoi me kujdes fotografitë e vetë Jenkins dhe veçanërisht fotografitë e kostumeve të saj skenike. Sidoqoftë, kostumet që ajo veshi në jetën e saj të përditshme dhe në skenë nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Këngëtarja ishte e famshme për pasionin e saj për pëlhura ekzotike dhe stilin e veçantë. Disa kostume në këtë film janë origjinale të dizajnuara sipas dëshirës.

Meryl Streep

Meryl Streep
©2016 Paramount Pictures

Cate Blanchett

Cate Blanchett
©2015 The Weinstein Company

5. Carol

Romantik (2015)

Stilistja: Sandy Powell

Ky film është ndërtuar rreth personazhit kryesor të filmit, Carol. Për ta ndarë atë nga pjesa tjetër e grave, stilistja përdori një trik interesant. Kostumet e saj mbajnë detaje mashkullore. Për këtë arsye, audienca e sheh Carol si një grua të fortë që mund të mbajë qëndrimin e vet. Si personazh, Carol ka një tjetër tipar interesant: vetëm lustron thonjtë e saj dhe manikyri i saj është i patëmetë. Gjatë filmit, regjisori tërheqë dy herë vëmendjen e shikuesve tek kyçet e Carol. Audienca kupton qartë se duart e Carol nuk e dinë se çfarë është puna e vërtetë.

6. Mr. Turner

Biografi (2014)

Stilistja: Jacqueline Durran

Për një film plot me detaje historike, stilistët duhet të merrnin në konsideratë shumë informata kur po krijonin kostumet. Një studiues u morr vetëm me mbledhjen e të gjitha këtyre detajeve historike. Karakteri i Hanna Danby, një shërbëtore që nuk largohet kurrë nga shtëpia e personazhit kryesor dhe i shërben me skllavëri, meriton vëmendje të veçantë. Kjo grua duket e dobët dhe e pasjellshme në krahasim me dashnoret e Turner. Stilistja e filmit vendosi që ky personazh duhej të zotëronte një fustan dhe ta veshë atë derisa të lodhej plotësisht.

Dorothy Atkinson

Dorothy Atkinson
©2014 Sony Pictures Classics

Felicity Jones

Felicity Jones
©2013 Sony Pictures Classics

7. The Invisible Woman

Biografi (2013)

Stilisti: Michael O’Connor

Stilisti studioi me mend modën e asaj kohe në bazë të pikturave dhe fotografive. Në këtë film nuk ndryshojnë kostumet në skena të ndryshme. Në vend të kësaj, kostumet përmbajnë detaje të reja në pamjen e tyre. Kjo u bë që të ruhet saktësia historike. Në mesin e shekullit të 19-të, njerëzit nuk mund të përballonin të kishin qindra veshje dhe kostume.Sa herë që shkonin në një tubim publik, njerëzit shtonin një detaj ose aksesor të ri për veshjen e tyre të vjetër. Është e rëndësishme për stilistët që puna e tyre të shfaqet më së miri si kostumografia në Oscar.

8. Les Misérables

Dramë (2012)

Stilisti: Paco Delgado

Reagimi i parë i stilistit kur u pyet për të hartuar kostumet për këtë film ishte: “Zoti im, kjo është një punë kaq e madhe!” Dhe ai nuk ishte ekzagjerues, madje aspak. Dizajnerët duhej të krijonin kostume nga e para për pothuajse çdo personazh të këtij produksioni. Për më tepër, skuadra e kostumografisë që përbëhej nga 50 vetë duhej t’i kushtonte vëmendje edhe detajeve historike. Ky film mbulon një periudhë mjaft të gjatë kohore (nga 1815 deri në 1848). Meqenëse historia e asaj kohe ishte shumë e errët, dëshira e parë e stilistit ishte që të veshë të gjithë personazhet me kostume të zeza.

Hugh Jackman
©2012 Universal Pictures

Mia Wasikowska
©2011 Focus Features

9. Jane Eyre

Romantik (2011)

Stilisti: Michael O’Connor

Stili i personazhit kryesor është i thjeshtë dhe jo modest. Ky stil është shumë ndryshe nga kostumet që stilisti zakonisht krijon në filmat tjerë. Megjithatë, stilisti vendosi që veshjet e Jane të pasqyronin thelbin e saj të brendshëm. Personazhi kryesor madje kishte veshje të posaçme të dizajnuara posaçërisht për të. Kjo ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për regjisorin sepse ai dëshironte të tregonte Jane pa asnjë rrobë. Nëse ajo nuk do të mbante të brendshme që njerëzit kanë veshur gjatë asaj periudhe kohore, kjo do të prishte përshtypjen.

10. The King’s Speech

Biografi (2010)

Stilistja: Jenny Beavan

Ky film tregon një histori që ka ndodhur më shumë se 70 vite më parë. Aktorët në këtë film ishin të veshur kryesisht me veshje të cilësisë së lartë nga ajo periudhë. Kostumet historike u morën me qira dhe u riparuan sepse shumica e tyre ishin shumë të veshura. Stilistja tha se gjatë përzgjedhjes së kostumeve, stafi u përpoq të përdorë rroba origjinale dëshironin që aktorët të ndjeheshin rehat në rroba.

Colin Firth
©2010 The Weinstein Company


Siç shihet, veshja është shumë më e rëndësishme kur duhet të rikrijohet ajo nga një periudhë e mëhershme. Kostumografia në Oscar është nga më të përzgjedhurat në botën e filmit. Edhe pse vetëm 1 fitues zgjidhet në fund, të nominuarit janë njejtë të arritur.

Kërkesat dhe sugjerimet që kemi pranuar nga lexuesit na kanë shtyrë të shkruajmë në blog-un tonë. Tani kemi shtuar kategorinë “Lifestyle” ku do të postojmë më shumë artikuj rreth jetës dhe stilit – ajo që na bënë të dukemi mirë.

Jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
Spotify
Consent to display content from Spotify
Sound Cloud
Consent to display content from Sound
Bashkohu me ne!