Bashkohu me ne!

Si të filloni startup në Kosovë

Këshilla
Ç

do vit, një numër i madh i njerëzve e marrin iniciativën dhe fillojnë startup në Kosovë. Ky hap kërkon angazhim të madh dhe shpeshëherë rezulton në dështim. Për ata që mbijetojnë këtë rrezik të dështimit, shpërblimet e ndërmarrësisë ia vlejnë sfidave me të cilat përballen në rrugëtimin për sukses. Ndërsa për ata që nuk përjetojnë suksesin, së paku mësojnë rreth pikave ku duhet të përforcohen.

Në këtë artikull kemi tentuar të theksojmë pikat kryesore të cilat mund të ju ndihmojnë si të filloni një startup në Kosovë.

Shtjelloni ide për biznesin

1. Shtjelloni ide

Secila ndërmarrje fillon me një ide. Ndoshta kjo ide është diçka për të cilën ju keni shumë njohuri apo për të cilën keni pasion të madh. Ose ndoshta keni gjetur mënyrën për të plotësuar një kërkesë të tregut. Kudo që qëndron interesi juaj, është praktikë e mirë që të shtjelloni idenë tuaj e ta shndërroni në biznes, së paku si plan në letër.

David Silverstein, një konsulent biznesi dhe drejtor ekzekutiv i ndërmarrjes konsulente BMGI, thotë se nevojitet një biznes model i fortë – jo vetëm një ide biznesi. Sigurohuni që jeni të apasionuar pas asaj që ju themeloni sepse do të shpenzoni gjithë kohën tuaj me atë.

2. Hartimi i planit të biznesit

Biznes plani ndihmon të kuptoni se ku është duke shkuar startupi juaj, si do të tejkalojë sfidat që paraqiten dhe çka nevojitet për ta mbështetur biznesin tuaj.

Këto janë disa pyetje që duhet t’i adresoj një plan biznesi:

  • Çka është ndërmarrja juaj dhe cilat janë qëllimet tuaja?
  • Si do t’i arrini qëllimet tuaja dhe si do të plotësoni nevojat e tregut?
  • Cilit treg synoni t’i bashkangjiteni?
  • Si do të bëhet oraganizimi dhe menaxhimi i ndërmarrjes suaj?
  • Cilat janë produktet apo shërbimet që do t’i ofroni?
  • Cilat janë strategjitë e depërtimit në treg?
  • Si duken kalkulimet e kostove dhe kërkesës për financim (në rast se ju nevojitet asistencë financiare)?
Hartoni planin e biznesit
Financimi i idesës suaj

3. Financimi i biznesit tuaj

Derisa shumë ndërmarrës investojnë paranë e tyre në kompaninë e tyre të re, është shumë e mundur që do t’ju nevojitet asistencë financiare shtesë. Edhe nëse nuk ju duhet, është mirë që së paku të dini si i keni mundësitë për çdo rast.

Kreditë janë pikënisje e mirë por jo gjithmonë është lehtë të sigurohet. Nëse ju nuk mund të siguroni një kredi bankare, atëherë alternativë tjetër mund të jenë grantet shtetërore për biznese të vogla.

4. Përcaktimi i strukturës ligjore

Një startup në Kosovë mund të organizohet në disa kategori të caktuara sipas ligjit. Në të shumtën e rasteve, ndërmarrjet regjistrohen si biznese individuale apo si biznese me partnerë. Secila kategori ka përparësitë dhe kufizimet e veta.

BIZNES INDIVIDUAL

Ndërmarrja është në pronësi të plotë nga ana juaj dhe ju jeni person përgjegjës për të gjitha borxhet dhe obligimet.

BIZNES ME PARTNERË

Ndërmarrja është në pronësi të më shumë se 1 personi dhe të gjithë personat ndajnë sukseset dhe investimet e ndërmarrjes.

Nëse zgjedhni të filloni ndërmarrjen me partnerë, duhet të keni marrëveshjet dhe statutet e organizimit në rregull ashtu që të mos krijohen situata të palakmueshme në të ardhmen.

Një partneritet, siç nënkupton edhe vet emri, do të thot se dy apo më shumë persona janë përgjegjës në pronësinë e biznesit. Në raste kur është e levërdishme të ndani përgjegjësinë personale nga ajo e startupit, mund të konsideroni të krijoni një korporatë.

Kjo e bën ndërmarrjen një entitet të veçantë nga pronarët e saj dhe korporata mund të ketë në pronësi prona apo biznese, të marrë përsipër përgjegjësi financiare, të paguajë tatime, të hyjë në kontrata, të padisë dhe të paditet si çdo individ tjetër i pavarur nga pronarët.

5. Regjistrimi i biznesit

Për t’u bërë zyrtarisht dhe ligjërisht një ndërmarrje në Kosovë, duhet ta regjistroni startupin tek Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

ARBK bënë regjistrimin e të gjitha bizneseve të reja, ndryshimet e të dhënave të biznesit, shuarjen e biznesit, lëshimin e certifikatës për regjistrim me numër fiskal, certifikaten e tatimit mbi vlerën e shtuar, certifikatën e export- importit. Të gjitha informacionet si dhe formularët ARBK i ofron falas.

Këto lloje të bizneseve mund të regjistrohen pranë ARBK:

  • Biznese Individuale (B.I.)
  • Ortakëri të Përgjithshme (O.P.)
  • Ortakëri e Kufizuar (O.K.)
  • Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K.)
  • Shoqëri Aksionare (SH.A.)
  • Shoqëri e Huaj (Z.P.K.)
Krijoni ekipin tuaj

6. Krijoni ekipin tuaj

Fillet e startupit tuaj mund të janë detyrë dhe meritë vetëm e juaja por eventualisht duhet të delegoni disa punë tek të tjerët. Me zgjërimin e kompanisë duhet të planfikoni edhe krijimin e ekipit tuaj.

Zgjedhja e personave të duhur për ekipin tuaj është proces i vazhdueshëm që kërkon vëmendje dhe përkushtim të plotë. Suksesi juaj do të varet në harmoninë dhe kualifikimin e grupit tuaj. Së bashku me ekipin tuaj duhet të gjeni formën më të mirë të organizimit të punës. Aftësia juaj e menaxhimit do të shkëlqej atëherë kur do të gjeni mënyrën si të përfshini zërin e ekipit tuaj në vendimet tuaja.

Alba Connect inkurajojmë të gjithë të shprehin idetë e tyre pasi që nuk ka ide të keqe.

Zhvilloni brendin tuaj

7. Zhvilloni brendin tuaj

Në botën e sotme, brendi ka rëndësi të lartë pasi që ndihmon një ndërmarrje të dallohet nga konkurenca. Brendimi është identiteti i biznesit tuaj – ftyra e produktit apo shërbimit tuaj.

Ndërmarrësit këshillohen që para se të lansojnë një produkt apo shërbim, së pari të ngrisin brendin e kompanisë apo shërbimit ashtu që të krijohet një rrjet i përcjellësve. Kur të lansohet produkti apo shërbimi, është mirë që një grup i caktuar i njerëzve të janë të eksituar për produktin.

Një webfaqe dhe profilet në rrjetet sociale janë elementet elementare për çdo ndërmarrje të re. Krijoni një logo e cila do të ju ndihmojë të identifikoheni si brend dhe qëndroni konsistent në përdorimin e identitetit të kompanisë suaj në të gjitha platformat ku jeni prezent.

Alba Connect mund të ju ndihmojë rreth zhvillimit të brendit tuaj.

Shërbimet për Brending
Rritni biznesin tuaj

8. Rritni biznesin tuaj

Pasi të keni shndërruar idenë tuaj në ndërmarrje, është koha që të përdorni të gjitha resurset që të çoni përpara biznesin. Në fillim do të duhet të punoni shumë dhe gjatë për të parë pak rezultate. Me rëndësi është të mos ju humbet vizioni sepse suksesi është i paevitueshëm.

Bashkëpunimi me kompani ekzistuese në industrinë tuaj është njëra nga mënyrat për të rritur e biznesit tuaj. Kërkoni promovim nga kompanitë e tjera dhe nga influencuesit tjerë në tregun tuaj.

Mos harroni që në rastin e parë të mundur duhet të delegoni punët tek ekspertët në ato fushë. Edhe nëse keni aftësi të kryeni vetë disa punë, është më mirë që fokusin tuaj kryesor ta ketë produkti apo shërbimi juaj. Vetë ekzistenca e ndërmarrjes suaj ka qenë e bazuar në idenë tuaj. Në momentin që e braktisni idenë tuaj, pasojat do të pasqyrohen në ndërmarrjen tuaj.

“Të qenit biznesmen do të thotë të marrësh vendimet tua. Nëse dështon mbetet tek ju, por nëse ia del është për shkakun tënd!”

Disa pika tjera që duhet t’i keni parasysh derisa mendoni për ndërmarrjen tuaj të ardhshme:

  • Nuk ka as kohë e as plan të përkryer për të nisur një biznes;
  • Gjithmonë do të përfitoni diçka nga secila nismë pa marrë parasysh suksesit;
  • Secili person dhe secila ide meriton së paku të dëgjohet;
  • Angazhohuni që secili nga ekipi juaj të përfundoj me më shumë se që ka ardhur tek ju;
  • Vullnetin e punës nuk mund t’ia sjellni askujt, vetëm mund ta kanalizoni atë drejt suksesit.

Ne e kuptojmë se zhvillimi i biznesit nga një ide e deri tek gjendja profitabile është një rrugëtim pothuajse i pakapërcyeshëm. Për këtë arsye dëshirojmë të ju ndihmojmë sa më shumë të arrini qëllimet tuaja kur vendosni të krijoni startup në Kosovë. Ju ofrojmë shërbimet tona dhe ju sigurojmë se do të punojmë me ju deri të mbërrini objektivat tuaja.

Nëse keni ndonjë ide tjetër për artikull, jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni.

Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
Spotify
Consent to display content from Spotify
Sound Cloud
Consent to display content from Sound
Bashkohu me ne!