uksesi i vërtetë vjen nga puna. Duhet të imagjinoni veten se jeni duke e arritur suksesin. Ka shumë këshilla e strategji nga njerëz të suksesshëm rreth asaj se si të bëhemi të suksesshëm në jetë, mirëpo mënyra më e mirë për të pasur sukses është ti ndjekim hapat e atyre që janë të tillë.
Ndoshta nuk është e mundur që të listohemi në grupin e njerëzve më të suksesshëm por gjithsesi ndonjë këshillë do të mund të na ndihmonte sadopak.
Njerëz të suksesshëm thanë...

1. Jeni ambicioz
“Rreziku më i madh për shumicën prej nesh nuk qëndron në vendosjen e qëllimeve tona shumë të larta dhe dështimeve të vogla por në vendosjen e qëllimeve shumë të ulëta dhe arritjet tona të shënuara.”
– Michelangelo Buonarroti, artisti i madh i Renesancës
2. Gjeni se çfarë ju pëlqen të bëni dhe bëjeni
“E dini që jeni në rrugën e suksesit atëherë kur ju do të punonit dhe nuk do të duhet t’ju paguajnë për të.”
– Oprah Winfrey, personazh mediatikë


3. Mësohuni se si të balanconi jetën
“Nuk është një konflikt i pandryshueshëm mes punë në jetë dhe në biznes, një betejë e vazhdueshme në mes paqes dhe kaosit. Asnjëra nuk mund të zotërohen por të dy anët mund të ndikohen. Se si ia dilni në lidhje me atë është çelësi i suksesit.”
– Phil Knight, CEO të Nike Inc.
4. Mos keni frikë nga dështimet
“Dështimi është thjesht një mundësi për të filluar përsëri, këtë herë me më shumë zgjuarsi.”
– Henry Ford, themelues i automobilëve Ford


5. Të keni një vendosmëri të palëkundur për të arritur sukses
“Kam bërë një zgjidhje që do të arrijë diçka nëse mundem. Dhe asnjë orë, as sasia e punës, as shuma e parave nuk do të më frenoj që të mos e jap më të mirën nga vetja. Dhe e kam bërë qysh atëherë dhe përfitoj nga ajo. E di që po.”
– Colonel Sanders, themeluesi i KFC
6. Bëhu njëri i veprimeve
“Ekzistojnë raste të pakta që njerëzit e arritur janë ulur dhe kanë pritur që gjërat të ndodhin vet. Ata janë ngritur dhe i kanë realizuar gjërat.”
– Leonardo da Vinci, gjeniu i Rilindjes


7. Shmangni konfliktet
“Përbërësi më i rëndësishëm i vetëm në formulën e suksesit është të dishse si të dialogosh me njerëzit.”
– Theodore Roosevelt, presidenti i 26-të i Amerikës
8. Mos ke frikë të shprehësh ide të reja
“Një person me një ide të re është një maniak derisa ideja të ketë sukses.”
– Mark Twain, autor i njohur


9. Beso në kapacitetin tënd për të pasur sukses
“Nëse mundesh ta ëndërrosh, mundesh edhe ta bësh.”
– Walter Disney, themelues i Walt Disney Company
10. Gjithmonë mbajë një qëndrim pozitiv mendor
“Asgjë nuk mund të ndaloj njeriun me qëndrim të drejtë mendorë nga arritja e qëllimit të tij, asgjë në këtë tokë nuk mund të ndihmojë njeriun me qëndrim të gabuar mendor.”
– Thomas Jefferson, presidenti i 3-të i Amerikës


11. Mos lejoni që dekurajimi t’ju ndalojë se provuari
“Mos lejoni asnjë ndjenjë dekurajimi t’ju godas dhe në fund do të jeni i sigurtë për sukses.”
– Abraham Lincoln, presidenti i 16-të i Amerikës
12. Je i gatshëm të punosh shumë
“Derisa të jeni të gatshëm për të zhytur veten në punën tuaj përtej kapacitetit të njeriut mesatarë,
ju nuk jeni të prerë për pozitat në krye.”
– James Cash Penney, themelues i JC Penney Inc.


13. Të jesh aq i guximshëm sa për të ndjekur intuitën tuaj
“Ke guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi tashmë e dinë atë që ju me të vërtetë dëshironi të bëni. Çdo gjë tjetër është dytësore.”
– Steve Jobs, bashkë-themelues i Apple Inc.
Shpresojmë se këto thënie ju kan inspiruar sadopak që të bëni ndryshimet e duhura në jetën tuaj që të arrini më shumë.
Kërkesat dhe sugjerimet që kemi pranuar na kan shtyrë të shkruajmë në blog-un tonë. Jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani