rsye për panik lidhur me sëmundjen COVID-19 nuk ka por çdokush duhet të sillet me përgjegjësi në mënyrën si vepron ashtu që të mbrojë veten dhe të tjerët nga virusi. COVID-19 shkaktohet nga virusi i ri me emrin SARS-CoV-2 dhe tanimë është një sfidë globale. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur gjendje pandemie të COVID-19. Në pika të shkurtëra: mbaje distancën, shpëto të gjithë!
Si përhapet Coronavirus?
Coronavirus përhapet kryesisht përmes teshtimës pasi që shtrirjen e ka në fyt. Nga aty infeksioni përhapet më tej në mushkëri dhe mund të dalë sërish jashtë trupit përmes teshtimës dhe kollitjes. Në këtë mënyrë përhapet sërish në sipërfaqe të ndryshme e nga aty arrinë të ifnektojë persona të tjerë.
Çfarë të mbron nga një infeksion?
Disa nga këshillat kryesore që sugjerohen nga OBSH janë të:
- Mbani distancë nga personat e sëmurë (1 deri në 2 metra);
- Lani rregullisht dhe me kujdes duart. Të paktën 20 sekonda me sapun. Lani në mes gishtërinjve e deri lart në kyçin e dorës e rrotull gishtit të madh;
- Mos prekni me gishtërinj fytyrën apo sytë, veçanërisht mos prekni me gishtërinj mukozën e gojës dhe hundës;
- Mënjanoni tokjen e duarve dhe përqafimet me persona të tjerë;
- Mos u kollitni në duar por mënjanë në parakrah;
- Në rast nevoje përdorni dorashka. Lani ose ndërroni këto çdo ditë;
- Mënjanoni vendet me shumë njerëz dhe aktivitete si koncerte apo grumbullime të tjera. Vendosni prioritete në kohën dhe aktivitetet tuaja;
- Zhvilloni refleksin e mbrojtjes: P.sh. shtypni butonat e ashensorit jo me gisht por me bërryl ose me krah;
- Hidhni facoletat e përdorura menjëherë pas përdorimit.

Mbaje distancën dhe ndihmo të tjerët
Kjo pandemi kërkon pjesëmarrje nga të gjithë: qytetarët dhe organizatat duhet të marrin masa jo vetëm për t’u mbrojtur nga pandemia por edhe ta parandalojnë përhapjen. Në rastin tonë masat përqëndrohen tek ulja e numrit të të infektuarëve. Familjet duhet të janë të gatshme për të pasur të gjithë artikujt e nevojshëm.
Synimi i përbashkët është të mënjanohen kufizime dhe trazira masive në shoqëri.
Në Alba Connect kemi ndërmarrë hapa që puna jonë të kryhet nga shtëpia në departmentet ku ajo është e mundur. Departmentet ku nuk është e mundur puna nga shtëpia kemi vendosur një pauzë derisa të filloj rikthimi i punës. Shpresojmë që edhe ne, së bashku me të gjithë ju, të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së Coronavirus ashtu që të kthehemi në punë sa më parë.
Kërkesat dhe sugjerimet që kemi pranuar na kan shtyrë të shkruajmë në blog-un tonë. Jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani