Bashkohu me ne!

Vendet më të vizituara në Kosovë

Këshilla
N

ë Kosovë ka shumë vende të bukura dhe mahnitëse të cilat ju mund t’i vizitoni. Në vijim ju kemi sjellur disa nga vendet më të vizituara që ofron vendi ynë.

Njihuni me këto bukuri natyrore

Artana (Novobërda)

1. Artana (Novobërda)

Artana (Novobërda) është një ndër vendet më të rëndësishme të Kosovës sa i përket historisë mesjetare të vendit tonë. Në këtë qytet dikur kanë jetuar mbi 50 mijë banorë. Kjo popullatë është përbërë nga minatorët saksonë, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj tjerë që kanë ardhur në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit.

Realisht, në mesjetë Novobërda ka qenë si një New York apo Londër e sotme, një metropol i vërtetë. Artana ka ofruar vende pune për njerëz të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

Gjeravica

2. Gjeravica

Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë dhe një atraksion i vërtetë për dashamirët e natyrës, që mund të pushtohet nga secili qytetar i Kosovës. Për të vizituar Gjeravicën nuk është dhe shumë vështirë. Pas një ngasje prej 1 orë nga Juniku, ju pret një ecje 4 deri 6 orë. Pas këtij udhëtimi do të mund të mburreni me pushtimin e majës më të lartë në Kosovë.

Kjo ngjitje do të ju ofrojë pamje spektakolare, ndërsa në stinën e verës mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.

Via Ferrata Ari - Pejë

3. Via Ferrata Ari – Pejë

Via Ferrata është një sturukturë e metaltë që ngjitet në shkëmbinjë, ndërsa dashamirëve të natyrës iu ofron mundësinë që të përjetojnë ngjitjen pa qenë alpinistë të specializuar. Është kjo një përvojë unike që ofrohet në Kosovë që nga viti 2014. Me ngjitjen e saj ju do të përjetoni pamje fantastike të Grykës së Rugovës dhe qytetit të Pejës.

Pas ngjitjes në vertikale ju pret një ecje e lezetshme nëpër një rugë të ngushtë me vegjetacion të bollshëm dhe shenja të shtazëve të egra. Me ngjitjen në Via Ferrata Ari ju do të keni shansin që të provoni edhe urën e vetme varëse në Kosovë.

Liqenet e Mirushës

4. Liqenet e Mirushës

Është një mrekulli natyrore e cila ju mahnitë sa herë e shikon. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të Liqenit të Madh, ngase për të përjetuar tërë udhëtimin duhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet.

Gjatë rugës do të shihni edhe shumë hardhuca dhe ndonjë gjarpër, kafshë këto që përbëjnë një faunë të bukur të këtyre kanioneve.

Burimi i Drinit dhe Shpella e Radacit

5. Burimi i Drinit dhe Shpella e Radacit

Këto janë dy vende të bukura tek të cilat është shumë lehtë të arrihet. Burimi i Drinit është ujëvara më e madhe në Kosovë si për nga lartësia ashtu dhe për nga sasia e ujit që sjellë. Gjatë stinës së pranverës, kur ka më së shumti ujë, stërpikat e ujit arrijnë deri në 100 metra lartësi dhe krijojnë ylberë të shumtë.

Shpella e Radacit është një ndër shpellat e banuara të Kosovës që nga koha e Neolitit. Struktura e shpellës ka ofruar një mundësi të mirë të jetesës për banorët e saj. Është një vend ku imagjinata se aty ka pasur banorë qindra mijëra vjet më parë të jepë një ndjenjë të veçantë.

Brezovica

6. Brezovica dhe Luboteni

Bjeshkët e Sharrit ofrojnë pamje spektakolare dhe një vegjetacion të veçantë. Pas Bjeshkëve të Nemuna, ato ofrojnë majet më të larta në Kosovë dhe pamjet nga më të mahnitshmet. Për dallim prej Bjeshkëve të Nemuna, Bjeshkët e Sharrit janë më të rrumbullakëta dhe ofrojnë me shumë vegjetacion. Po ashtu, vendpushimi turistik Brezovica gjendet në Bjeshkët e Sharrit.

Maja e Lubotenit e përshëndetë secilin person që udhëton në rrugën Prishtinë-Kaçanik, me një pamje impozante për secilin ngasës të automjeteve. Ngjitja në maje të saj ju bënë të ndjeheni krenarë.

Bjeshka e Liqenatit dhe Guri i Kuq

7. Bjeshka e Liqenatit dhe Guri i Kuq

Bjeshka e Liqenatit dhe Maja e Gurit të Kuq i ofrojnë secilit vizitorë pamjen e “shtatë palë” bjeshkëve, dy liqene glaciale, vegjetacion pyjor dhe bjeshkë shkëmbore. Gjatë periudhës së verës në liqe mund edhe të notohet, përderisa përrojet dhe burimet e shumta ofrojnë ujin më të mirë në botë.

Në lartësi mbi 2.500 metra, Guri i Kuq është një vend shumë i pasur me bimësi të ndryshme dhe ka një rrugë e cila ofron pamje në bjeshkët e Malit të Zi, qytetin e Pejës, dhe Bjeshkët e Drelajve dhe të Shkrelit. Ecja kalon nëpër një luginë dhe kreshtë bjeshke që nuk do të harrohet.

Kalaja e Prizrenit

8. Kalaja e Prizrenit

Edhe pse ky vend më shumë do të mund të quhej “gërmadhat e mbetura të kalasë së Prizrenit” se sa një kala, është një vend që secili shqiptar duhet ta vizitojë. Kjo kala ofron pamje të bukur të qytetit të Prizrenit dhe një rregullim urbanistik të qytetit të vjetër të cilin pjesa e re do ta ketë lakmi.

Për të shkuar atje nuk duhet shumë mund. Pas arritjes në qytetin e Prizrenit duhet një ecje prej më pak se një orë dhe do të jeni në muret e kalasë.

Ura e Fshejtë

9. Ura e Fshejtë

Është një nga urat më të njohura në Kosovë prej nga bëhen edhe kërcimet vjetore në ujë, që janë një atraksion i njohur në tërë Kosovën. Ura e Fshejtë është ndërtuar mbi kanion dhe është e gjatë 70m. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30m. Ndër të tjera, ura, apo më saktësisht rrethina e saj, shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga gjithë Kosova.

Po ashtu rreth saj ka shtëpiza që shërbejnë për kalimin e ditëve të verës. Drini në këtë vend krijon një derdhje në formë të deltës, pasi që del nga një kanion i ngushtë i krijuar artificialisht. Më parë këta shkëmbinjë ishin të ngjitur, ku ka qenë një ujëvarë dhe një pjesë e Drinit në formë të liqenit.

Kalaja e Vushtrrisë

10. Kalaja e Vushtrrisë

Kalaja e Vushtrrisë është një ndër monumentet më të vjetra të këtij qyteti. Ajo gjendet aty ku fillon një ngritje e relievit në qytet nga perëndimi për në lindje. Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se kalaja i ka mbijetuar rindërtimeve të shumta. Kalaja e Vushtrrisë, sipas mënyrës së ndërtimit, përbërjes së materialit ndërtimor dhe të dhënave tjera të shkencave ndihmëse të historisë, është Iliro-Dardane dhe është ndërtuar në Mesjetë.

Ndërtimi është bërë nga gurët me formë të ç’rregullt të cilët janë lidhur me gëlqere të shuar. Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra me trashësi 3-4 metra, ndërkaq hyrja gjendet në pjesën juglindore të saj.


Tani më është vështirë – mbase e pamundur – të lëvizim nga shtëpitë tona e lerë më të vizitojmë lokacione me trashëgëmi kulturore. Sidoqoftë, kurdo që t’i kthehemi jetës normale, këto janë vendet më të vizituara që gjithsesi duhet të bëhen pjesë e itinerarit tuaj.

Tani më nuk është sekret, jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë. Por jo vetëm: ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen e Alba Connect në Facebook për postimet më të reja.

Shkruan: Ema Kursoni

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
Spotify
Consent to display content from Spotify
Sound Cloud
Consent to display content from Sound
Bashkohu me ne!