ushtoni rëndësi fytyrës suaj duke pregaditur maska të ndryshme që ju ndihmojnë të mbani lëkurën tuaj të freskët dhe të pastër. Me këto maska fytyre që mund t’i realizoni në kushte shtëpiake, do të mund t’i kushtoni kujdesin e duhur fytyrës suaj. Këtë artikull e kemi pregaditur në bashkëpunim me Cesha Beauty, dyqan online i kozmetikës në Kosovë që sjellë markat e njohura botërore të grimit.
Në vazhdim, receta për maska fytyre...

1. Tërshëra
Tërshëra ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës. Merrni 1 çerek filxhan tërshërë dhe hidheni në gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Leni për pak minuta dhe shtoni 2 lugë filxhani kos dhe mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj për rreth 10 minuta.

2. Banane me mjaltë
Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pika lëngë limoni të freskët. Maskën e përfituar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

3. Kakao dhe kafe
Maska ndihmon në heqjen e lekurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përzieni dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

4. Uthull molle
Uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën e fytyrës. Hidhni një lugë uthull në një filxhan me ujë dhe vendoseni në fytyrë.

5. Avokado dhe mjaltë
Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoni një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

6. Qumësht
Qumështi është përdorur gjithmonë për trajtimet e fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

7. Të bardhat e vezëve
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

8. Luleshtrydhe
Luleshtrydhet pastrojnë poret dhe heqin pikat e zeza të fytyrës. Pasi të keni grirë luleshtrydhet, shtoni pak kos. Mbajeni maskën në fytyrë për 10 minuta dhe pasi ta keni hequr, do ta ndjeni fytyrën tuaj të freskët dhe të butë.

9. Majonezë
Majoneza ka përbërës që i bëjnë mirë fytyrës. Përhapeni majonezën në fytyrë dhe pasi t’a keni shpërlarë, lëkura juaj do jëtë e butë dhe e pastër.

10. Tranguj
Trangujt bëjnë mirë edhe për lëkurën e thatë edhe për atë të vajosur. Shtypni trangujt aq sa te krijohet një sasi tuli dhe përzieni me salcë kosi. Edhe pse është një maskë që nuk sjellë erë të mirë, rigjeneron lëkurën dhe redukton njollat e fytyrës.
Këshillat tona ju ndihmojnë të shtoni kujdesin për lëkurën tuaj dhe të përmirësoni gjendjen e fytyrës suaj. Vetëm pse jemi në vetëkarantinë nuk do të thot se nuk mund të kemi një lëkurë të shëndoshë. Nëse keni kohë dhe resurse, mund të lexoni për disa maska tjera që janë të postuara në Facebook te Cesha Beauty.
Sikurse vetëm e dini tani, jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani