Bashkohu me ne!

Këshilla psikologjike si të menaxhojmë stresin

Këshilla
I

zolimi është një element stresues për shumë individë, sidomos kur pëballemi me situata pandemike si kjo e Coronavirus (COVID-19) që po e përjetojmë të gjithë tani. Gjëja kryesore që mund të na lehtësoj gjendjen si dhe të na heqë stresin është aktiviteti psiqik, të cilin shpresojmë se do t’ju ndihmojmë ta ndjekni me disa këshilla psikologjike.

Ju kemi sjellur disa këshilla psikologjike

Aktivitetet fizike

Aktivitetet fizike të cilat japin mundësinë për të shkarkuar tensionet negative që shkakton ky stres. Aktiviteti fizik luan një rol thelbësor në menaxhimin e stresit psikologjik duke reduktuar gjendjen e ankthit.

Po ashtu merruni me aktivitete të tjera si: të shkruash, të lexosh libra, të gatuash, të dëgjosh muzikë, të luash me fëmijët.

“Zone out” nga lajmet

Gjatë izolimit mundohuni të shkëputeni nga përcjellja e lajmeve nëpër televizione dhe postimet në rrjete sociale.

Kontaktoni me të afërmit

E vështirë që nuk mund të jemi pranë njëri-tjetrit fizikisht mirëpo këtë mund ta bëni duke shënuar apo kontaktuar përmes telefonit me të afërmit apo miqt tanë. Të qënit pranë familjes dhe duke u kujdesur për to dhe vetën arrijmë të krijojmë kopshtin e sigurisë dhe qetësisë gjatë izolimit.

Ri-akordoni psiqikën me këto këshilla psikologjike

Sipas psikologut Petrit Thaçi menaxhimi i stresit gjatë kësaj periudhe mund të kalohet jo duke bërë panik por duke kuptuar këtë situatë më ndryshe:

Për ne e rëndësishme është të dijmë këndvështrimin rreth situatës e cila na streson dhe na jep ankth. Ne si shtet kemi një përparësi pasi që parapërgatitja psikologjike dhe emocionale ka filluar shumë herët dhe pastaj duke ardhur te shtetet fqinje e pastaj tek ne. Në këtë këndvështrim, neve na ka gjetur shumë më të përgatitur emocionalisht. Kemi pasur fat që kjo pandemi na ka gjetur të përgatitur dhe nuk na ka ardhur në mënyrë direkte që të na shkaktoj ndonjë panikë apo sulm.

Tani kuptohet që përballemi realisht me një lloj sfide të mundshme edhe personalisht edhe kolektivisht. Kjo paraqet një dozë të ankthit, stresit dhe kërcënimit. Ne duhet të shohim se në çfarë këndvështrimi mund ta përceptojmë dhe trajtojmë ndryshe këtë lloj frike apo stresi.

Nuk janë të rëndësishme vetëm ato këshillat direkte se çfarë të bëjmë ne fizikisht ose emocionalisht ose në mënyrë sociale për ta trajtuar stresin tonë. E rëndësishme është fillimisht pikëpamja çfare ne kemi për situatën në fjalë dhe për izolimin.

Ne duhet ta shikojmë këtë situatë nga një këndveshtrim tjetër pozitiv. Në aspektin e kohës mund ta shohim këtë situatë si rast që sjellë benefite për kohën tonë. Këtë kohë mund ta përdorim për rregullimin e relacioneve tona.

Përveç kësaj ne duhet të dijmë që është shumë e rëndësishme balancimi i energjive jetësore në çdo situatë sfiduese dhe stresuese. Këto energji mund t’i balancojmë në drejtim të trupit, punës së kontakteve tona dhe në drejtim të besimit.

Komunikimi i situatës me fëmijë

Kujdesi ndaj fëmijëve në këtë periudhë izolimi duhet të jetë në maksimum. Prindërit duhet të kenë kujdes për lajmet që ua japin fëmijëve të tyre, sidomos lajmet që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Fillimisht, duhet të jemi të kujdesshëm në komunikimin që e bëjmë për situatën në fjalë. Kur e themi këtë nuk po themi që t’i mbyllim sytë e veshët fëmijëve sepse kjo do të ishte jo e logjikshme. Është e rëndësishme që prezantimin, komunikimin dhe interpretimin e situatës ta bëjmë në harmoni të plotë me moshën kronologjike dhe pjekurinë psikologjike të fëmiut. Do të thotë se ne duhet të komunikojmë dhe sillemi me fëmijë përmes simboleve të ndryshme, përmes lojërave, vizatimeve, këngëve, etj.

Këndvështrimi pozitiv, shpresa, besimi, që ne do ia dalim, do ia kalojmë, që brenda çdo gjëje që ekziston, ekziston edhe një forcë fuqiplotë. Prandaj, le të përfitojmë vetë-disiplinim, vetë-kontroll, vetë-reflektim, dashuri më të madhe dhe ndërgjegje më të madhe.


Lexoni dhe dëgjoni këshilla psikologjike jo vetëm për këtë situatë që po kalojmë por edhe për probleme tona të përditshme, pasi që këto këshilla do ju ndihmojnë shumë në zgjidhjen e problemeve.

Si çdo herë, jeni të mirë se ardhur të na kontaktoni me ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shkruan: Entela Ramadani
Bazuar në publikimet nga: Petrit Thaçi

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
Spotify
Consent to display content from Spotify
Sound Cloud
Consent to display content from Sound
Bashkohu me ne!