Lidhu me sukses!

10 fakte interesante për botën

Njoftime
D

ëshironi të mësoni gjëra të reja? Në vijim ju kemi sjellur 10 fakte interesante dhe të ndryshme që ndoshta nuk i keni ditur deri më tani.

Dhe tani me 10 faktet interesante...

1. Coca-Cola

Korea Veriore dhe Kuba janë vendet e vetme në botë ku nuk mund të blini pijen e gazuar Coca-Cola.

2. Popullata e botës

E gjithë popullata e botës mund të futet brenda sipërfaqes së qytetit Los Angeles, California, Sh.B.A.

3. Njerëzit më të shkurtër

Indonezia është shteti i cili ka mesatarisht popullatën e njerëzve më të shkurtër në botë.

4. Nataliteti botërorë

Në botë lindin 4 foshnje për çdo sekond.

5. Monedha më e shtrenjtë

Monedha më e shtrenjtë në botë – e njohur si monedha me shqiponjë të dyfishtë e 1933 – është shitur për më shumë se 7 milion USD.

6. Facebook

Më shumë përdorues ka Facebook sesa popullatat e kombinuara të Sh.B.A., Kinës dhe Brazilit.

7. Skocia dhe bora

Skocezët kan më shumë se 421 shprehje për fjalën “borë”.

8. Gjarpërinjët

Gjarpërinjët mund të ndihmojnë në parashikimin e termeteve.

9. Luanët

Zhurma e një luani mund të dëgjohet nga 8 km larg.

10. Njerëzit në rrjete sociale

Rreth 10.95% e njerëzve shkruajnë gjëra në rrjete sociale që nuk mund t’i thoshin kurr personalisht.


Lexoni gjithmonë më shumë që të zgjeroni njohuritë tuaja dhe njëkohësisht të mësoni rreth gjërave të reja që më herët nuk keni pasur kohë t’i përcjellni. Nëse këto 10 fakte interesante nuk ju mjaftojnë, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale që të lexoni postimet e ardhshme.

Si gjithmonë, na kontaktoni nëse keni ndonjë ide për postime që mund t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shkruajnë: Ema Kursoni dhe Entela Ramadani

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Opsionet e Privatësisë
Kur vizitoni webfaqen e Alba Connect, ne mbledhim disa informata rreth kompjuterit dhe browserit tuaj. Në browserin tuaj keni mundësinë të kufizoni, bllokoni apo fshini cookies që përdor webfaqja jonë. Po ashtu, webfaqja e Alba Connect shfaqë përmbajtje dhe skripta të palëve të treta që mund të përdorin teknologji përcjellëse (tracking). Mund të zgjedhni më poshtë se cilat nga këto shërbime të palëve të treta të lejoni gjatë vizitës suaj në Alba Connect. Për informata të hollësishme rreth metodës së mbledhjes, procesimit dhe përdorimit të informatave tuaja në Alba Connect, ju lutemi lexoni Politikat e Privatësisë.
Youtube
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Youtube
Vimeo
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Vimeo
Google Maps
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Google
Spotify
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Spotify
Sound Cloud
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Sound
Lidhu me sukses!