Lidhu me sukses!

10 librat më të shitur që mund t’i lexoni gjatë vetëkarantimit

Këshilla
T

ani që keni kohë dhe nuk keni ndonjë obligim, ju ftojmë të lexoni ndonjë libër. Për ta bërë më interesante, provoni të garoni me shoqëri se kush po lexon një libër më shpejtë. Më poshtë kemi listuar 10 librat më të shitur që mund të lexoni derisa jeni duke qëndruar në shtëpi.

1. Arti i brishtë i Not Giving a F*ck – Mark Manson

Self-help #bestseller (2017)

The Subtle Art of Not Giving a F*ck. Nga Librat.al: Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën.

2. Alkimisti – Paulo Coelho

Roman #bestseller (2004)

The Alchemist. Nga Bukinist: Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi.

3. Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini

Roman (2007)

The Kite Runner. Nga Bukinist: Ky libër ka vetëm një të metë – mbaron shpejt – thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman.

4. Atje ku këndojnë karavidhet – Delia Owens

Roman #bestseller (2018)

Where the Crawdads Sing. Nga Librat.al: Prej shumë vitesh, thashethemet për “Vajzën e Moçalit” gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut. Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata. E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra.

5. Fuqia e së Tashmes – Eckhart Tolle

Self-help #bestseller (2004)

The Power of Now: A Guide to Spiritual Enlightenment. Nga Librat.al: “Mund të ta tranformojë të menduarit… Rezultati? Më shumë lumturi, që tani!”- Oprah Winfrey. “Ky libër është thelbi i punës sime, e gjithë puna që kam bërë gjatë 10 viteve të fundit me individë dhe grupe, në të gjithë Europën dhe Amerikën e Veriut… Jam i sigurt që ky libër do të arrijë te ata njerëz që janë të gatshëm të bëjnë ndryshime të tilla rrënjësore dhe ky libër do të shërbejë si një katalizator për ta.

6. Dita e re spo zbardh! – Faslli Haliti

Shqip (2019)

Çdo ditë një shprehje e bukur 2020. Përzgjedhje nga Xhevair Lleshi.

7. Bota pa stine – Zhuljeta Grabocka Çina

Shqip (2015)

Nga Bukinist: Poezia, që i jep titullin vëllimit “Bota pa stinë”, jo vetëm i jep këto tipare, por është njëherazi një gjetje poetike, që i fton dashamirësit e poezisë të gjejnë dilemat e kohës. Pse “Kjo botë u ftoh”? Aktualizimi i ndjesive është prurja që të mban gozhduar në vargje. “Përditë thyhet diçka / brenda meje si të ishte kristal”.

8. Të bëjmë përpara – Sheryl Sandberg

Femrat në biznes (2013)

Lean In: Women, Work, and the Will to Lead. Nga Librat.al: Në shumë vende të botës, ashtu si edhe në Shqipëri, vite pasi femrat arritën 50 % të masës së të diplomuarve në universitet, burrat ende mbajnë shumicën dërrmuese të pozitave udhëheqëse në qeveri dhe në industri. Kjo do të thotë që zëri i gruas ende nuk dëgjohet në mënyrë të barabartë në vendimet që ndikojnë më tepër në jetën tonë. Në librin “Të bëjmë përpara”, Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t’i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë..

9. Gjenerali i ushtrisë së vdekur – Ismail Kadare

Roman (1963)

Nga Librat.al: Gjenerali i ushtrisë së vdekur doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor. Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse gre-qishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. .

10. Shtëpia e shtrembër – Agatha Christie

Roman (1949)

Crooked House. Nga Librat.al: Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit. Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.


Ju dëshirojmë lexim të këndshëm dhe shpresojmë se këta libra do t’i pëlqeni derisa në ndërkohë jemi duke menduar për aktivitete tjera që mund t’i bëni gjatë vetëkarantimit.

Për të gjetur këta libra, mund të provoni biblotekat rreth jush apo të shoqërisë suaj. Për të blerë këta libra, mund të porositni nga faqet si Amazon.com, Librat.al, Bukinist.al, ShtepiaeLibrit.com, etj.

Na kontaktoni nëse keni ndonjë ide për postime që duhet t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj.

Shkruan: Ema Kursoni

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Opsionet e Privatësisë
Kur vizitoni webfaqen e Alba Connect, ne mbledhim disa informata rreth kompjuterit dhe browserit tuaj. Në browserin tuaj keni mundësinë të kufizoni, bllokoni apo fshini cookies që përdor webfaqja jonë. Po ashtu, webfaqja e Alba Connect shfaqë përmbajtje dhe skripta të palëve të treta që mund të përdorin teknologji përcjellëse (tracking). Mund të zgjedhni më poshtë se cilat nga këto shërbime të palëve të treta të lejoni gjatë vizitës suaj në Alba Connect. Për informata të hollësishme rreth metodës së mbledhjes, procesimit dhe përdorimit të informatave tuaja në Alba Connect, ju lutemi lexoni Politikat e Privatësisë.
Youtube
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Youtube
Vimeo
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Vimeo
Google Maps
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Google
Spotify
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Spotify
Sound Cloud
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Sound
Lidhu me sukses!