eni kohë dhe nuk keni çfarë të bëni? Shikoni ndonjë film. Më poshtë kemi listuar 10 filma në Netflix që mund t’i shikoni që tani derisa jeni duke qëndruar në shtëpi.
1. Miracle in cell no.7
Dramë (2013)
I ndarë nga vajza e tij një baba me aftësi të kufizuar intelektuale duhet të dëshmojë pafajësinë e tij kur burgoset për vdekjen e një fëmije të një komandanti
2. The Irishman
Biografi, Dramë, Krim (2019)
Një vrasës me pagesë i mafjeve, rikujton përfshirjen e tij në vrasjen e Xhimi Hofas.
3. Marriage Story
Dramë, Komedi, Romancë (2019)
Një regjisor dhe gruaja e tij aktore luftojnë për një divorc rraskapitës, i cili i shtyn të kalojnë kufjtë personalë dhe krijues.
4. To All the Boys I’ve Loved Before
Dramë, Romancë (2018)
Letrat sekrete të një adoleshenteje dalin ne dritë duke e bërë lëmsh gjithë jetën e saj
5. The Two Popes
Biografi, Dramë, Komedi (2019)
Pas mureve të Vatikanit, papa Benedikt dhe papa i ardhshëm Françesko duhet të gjejnë
një pikë të përbashkët për kishën katolike.
6. 6 Underground
Aksion,Thriller (2019)
Një grup luftëtarësh varrosën të shkuarat e tyre dhe do përpiqen të ndryshojnë botën. Ata do mundohen të realizojnë një grusht shteti ndaj një shteti diktatorial dhe udhëheqësit të tij të lig.
7. Fractured
Thriller (2019)
Një çift ndalon në një pikë karburanti, ku krahu i vajzës së tyre 6-vjeçare thyhet.
Ata nxitojnë për në spital. Diçka e çuditshme ndodh atje. Gruaja dhe vajza zhduken.
8. Otherhood
Komedi (2019)
Pas injorimit të radhës për Festën e Mamasë, 3 mikesha vendosin të shkojnë në shtëpitë e djemve të rritur që të rifitojnë edhe një herë rolin e nënës në jetët e tyre, por gjatë kësaj aventure zbulojnë më shumë për veten dhe djemtë e tyre dhe fëmijët zbulojnë aspekte të reja nga jeta e mamave.
9. The King
Biografi, Dramë, Histori (2019)
Hali, princi largpamës dhe trashëgimtari i fronit anglez, kurorëzohet Mbreti Henri V pasi
vdes babai i tij tiran. Tani mbreti i ri duhet të menaxhojë politikat e pallateve, luftën që la i ati dhe momentet emocionale të jetës së tij të kaluar.
10. Go Karts
Dramë, Familjar (2020)
Një film emocionues për një djalë që duhet të kapërcejë vështiresitë e jashtëzakonshme për të arritur ëndrrën e madhe të tij, për të fituar Kampionatin Kombëtar ne Go Kart.
Ju dëshirojmë shikim të këndshëm dhe shpresojmë se këta filma do t’i pëlqeni derisa në ndërkohë ne krijojmë lista me tituj të tjerë që mund t’i shikoni.
Na kontaktoni nëse keni ndonjë ide për postime që duhet t’i publikojmë për kënaqësinë tuaj.
Shkruan: Entela Ramadani