Lidhu me sukses!

Si të kaloni kohën në vetëkarantinë nga Coronavirus

Këshilla
G

jatë kësaj kohe të vështirë ku shumë nga ne jemi në vetëkarantinë nga coronavirus, bëhuni pozitiv. Jemi duke kaluar në një periudhë ku duhet të qëndrojmë të mbyllur që ta mbrojmë njëri tjetrin dhe të tejkalojmë sa më shpejtë këtë situatë. Jemi munduar në pika të shkurta që të ju motivojmë. Mos harroni se çdo situatë sikjo e ka edhe anën e saj pozitive.

Pasi të lexoni dhe përcjellni postimin tonë rreth mbrojtjes nga Coronavirus (COVID-19), ju ofrojmë disa ideja si të kaloni kohën:

Lexoni libraLexoni ndonjë libër të preferuar

Secili prej nesh gjithmonë gjenë arsye të mos lexojmë. Disave nuk i premton koha, disa nuk kanë libra. Tani keni mundësinë të lexoni librin që nuk ja keni filluar ende ose ju ka mbetur në gjysmë.

Kaloni kohë me familjen tuajKaloni kohën me të afërmit tuaj

Familjarët tanë shpeshë herë ankohen se nuk jeni duke kaluar kohë me ta. Ju thonë se “jemi në një shtëpi por po shihemi shumë rrallë”. Kjo është koha që të kaloni një kohë me familje dhe të bisedoni për gjerat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur.

Puno dhe shtjello më shumë rreth punës tuaj

Puno dhe shtjello më shumë rreth punës tuaj

Mundohu të mësosh gjatë kësaj kohe diqka të re që nuk e keni ditur ose nuk ju ka premtuar koha ta mësoni deri tash. Hulumtoni që ta zhvilloni veten më shumë rreth profesionit tuaj!

Disa ide tjera rreth asaj se çka mund të bëni

  • Shiqoni ndonjë film të preferuar së bashku me familjen apo të afërmit tuaj.
  • Shkruani ndonjë artikull apo ndonjë poezi. Bëhu kreativ dhe mos lejo që një gjendje e tillë të izoloj edhe mendjen tënde.
  • Bisedo me shoqerinë. Nëse nuk të ka premtuar koha të pranosh ftesën për kafe, shkruaj tani shoqërisë dhe bisedoni për gjërat për kohën që nuk jeni takuar bisedoni si të jeni në ndonjë ambient të hapur edhe pse kafja ju mungon e rëndësishme të mos harrojmë njeri tjetrin edhe pse jemi të “mbyllur”.
  • Përgaditni ushqime të shëndetshme. Relaksojeni veten në pjesën e kuzhinës dhe shfrytëzoje këtë kohë të shpikni ndonjë recetë që ju e pelqeni dhe ndajeni me të tjerët.
  • Nëse nuk keni pasur kohë të rregulloni dollapin tuaj pasi keni qenë të zënë me punë dhe aktivitete të ndryshme, tani mund të bëni ndryshime në dhomën tuaj apo në shtëpinë tuaj. Pastërtia është shumë e rëndësishme në jetë të përditshme e sidomos tani në këtë gjendje.

Shkruan: Entela Ramadani

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Opsionet e Privatësisë
Kur vizitoni webfaqen e Alba Connect, ne mbledhim disa informata rreth kompjuterit dhe browserit tuaj. Në browserin tuaj keni mundësinë të kufizoni, bllokoni apo fshini cookies që përdor webfaqja jonë. Po ashtu, webfaqja e Alba Connect shfaqë përmbajtje dhe skripta të palëve të treta që mund të përdorin teknologji përcjellëse (tracking). Mund të zgjedhni më poshtë se cilat nga këto shërbime të palëve të treta të lejoni gjatë vizitës suaj në Alba Connect. Për informata të hollësishme rreth metodës së mbledhjes, procesimit dhe përdorimit të informatave tuaja në Alba Connect, ju lutemi lexoni Politikat e Privatësisë.
Youtube
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Youtube
Vimeo
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Vimeo
Google Maps
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Google
Spotify
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Spotify
Sound Cloud
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Sound
Lidhu me sukses!