Lidhu me sukses!

Pse është e rëndësishme CV për punë?

Punësim
N

ë çdo vend që ju aplikoni, kërkohet të prezentoni Curriculum Vitae (CV) që sipas definicionit i bie “pasqyrë e jetës”. CV-ja juaj është e rëndësishme pasi që është shansi i parë që ju keni për të lënë përshtypje të mirë tek një punëdhënës. Një CV e cilësisë së lartë do të rris në mënyrë të konsiderueshme mundësinë tuaj për të fituar një intervistë ballë për ballë, gjë që është qëllimi i CV-së tuaj.

Kualiteti

Shpenzoni kohë dhe bëni përpjekje që përmbajtja e CV-së të jetë kualitative dhe e prezentueshme. CV e juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe të formatit A4. Duhet të jetë sa më e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon atë, duke i mundësuar lexuesit gjetjen sa më të lehtë të informacionit që kërkon.

Thjeshtësia

Bëni një CV të thjeshtë, e cila është mirë e shkruar dhe në formë të mirë. Një CV e dizajnuar keq mund të hedh një dritë ndryshe për ju dhe personalitetin tuaj tek lexuesit. Shumë aplikantë ende vazhdojnë të bëjnë gabime gjatë shkrimit të CV-së duke futur elemente që nuk duhet dhe duke lënë jashtë elemente që janë të rëndësishme. Kjo gjë e bën më të lehtë punën e punëdhënësit sepse lehtë i zbulon CV-të e papërshtatshme që të mos merret me to. Njëkohësisht, kjo gjë ndërlikon situatën tuaj sepse do ta keni shumë të vështirë të gjeni punë me një CV të tillë.

Përmbajtja

Të gjitha CV-të duhet të listoj:

  1. Informatat personale
  2. Historiatin e punësimit
  3. Kualifikimet akademike
  4. Referencat e punës

Përveç këtyre kategorive, mund të shkruhen edhe informata shtesë sipas nevojës por nuk janë të domosdoshme për një CV të zakonshme.

Informatat personale

Shkruani emrin e plotë, adresën e vendbanimit, një numër telefoni ku keni çasje, si dhe adresën tuaj të postës elektronike (email). Gjithashtu, mund të shtoni kombësinë tuaj, gjininë dhe datën e lindjes nëse dëshironi por nuk janë të detyrueshme.

Historiati i punësimit

Ju duhet të përfshini datat e punësimit, titullin tuaj të punës, emrin e punëdhënësit, natyrën e biznesit, përgjegjësitë, detyrat dhe arritjet tuaja në ato pozita. Mundohuni të mos lini boshllëqe në historinë tuaj të punësimit pasi që kjo reflekton pahijshëm në juve si kandidat.

Kualifikimet akademike

Shkruani në mënyrë kronologjike kualifikimet shkollore. Pastaj rendisni çdo kualifikim të mëtejshëm që keni fituar së bashku me emrat e institucioneve/organizatave që kan lëshuar ato. Në këtë pjesë mund të shtoni kurset dhe seminaret që keni ndjekur dhe për të cilat jeni çertifikuar.

Referencat e punës

Secili punëdhënës është i interesuar të shoh referencat e punës në CV tuaj edhe nëse nuk do të përdorë ato. Kjo është sepse referencat e punës japin një pamje më të mirë të së kaluarës së aplikantit. Shkruani emrat dhe numrat e telefonit të personave përgjegjës në punësimet e mëparshme.

Informatat opsionale

Profili personal – Kjo pjesë është opsionale por mund të jetë shumë efektive në përmbledhjen e fushave tuaja të eksperiencës dhe karakteristikave. Përdorni fjalë kyçe dhe bëni ato sa me të shkurtra dhe koncize.

Aftësitë kryesore – Përfshini ndonjë aftësi që keni mësuar, siç janë aftësitë sekretariale ose IT. Shpjegoni se cilat mendoni se janë aftësitë tuaja personale. Listimi i çertifikimeve ndihmon dukshëm.

Interesat – Kjo është opsionale por ju jep një shans për të portretizuar diçka në lidhje me personalitetin tuaj.


Në artikujt e ardhshëm do të mbulojmë tema si paraqitja në intervistë. Deri atëherë shpresojmë të ju kemi ndihmuar sadopak në pregaditjen e CV tuaj.

Na shkruani në komente apo shpërndajeni këtë artikull nëse ju ka ndihmuar.

Komento

Email adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e domosdoshme kanë shenjën *

Opsionet e Privatësisë
Kur vizitoni webfaqen e Alba Connect, ne mbledhim disa informata rreth kompjuterit dhe browserit tuaj. Në browserin tuaj keni mundësinë të kufizoni, bllokoni apo fshini cookies që përdor webfaqja jonë. Po ashtu, webfaqja e Alba Connect shfaqë përmbajtje dhe skripta të palëve të treta që mund të përdorin teknologji përcjellëse (tracking). Mund të zgjedhni më poshtë se cilat nga këto shërbime të palëve të treta të lejoni gjatë vizitës suaj në Alba Connect. Për informata të hollësishme rreth metodës së mbledhjes, procesimit dhe përdorimit të informatave tuaja në Alba Connect, ju lutemi lexoni Politikat e Privatësisë.
Youtube
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Youtube
Vimeo
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Vimeo
Google Maps
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Google
Spotify
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Spotify
Sound Cloud
Jepni pëlqimin tuaj për të shfaqur përmbajtje nga Sound
Lidhu me sukses!