eklama është shpirti i tregtisë. Është aktiviteti kryesor që e ushqen dhe zgjëron një biznes. Reklama gjithmonë ka një kosto që në shumë raste arsyetohet. Pa reklamë askush nuk do të dinte për shërbimin apo produktin që ju e shisni. Mund të thuhet bindshëm se investimi që bëni në marketing jo vetëm se është i dobishëm për biznesin por është krucial për të.
Në përgjithësi, fjala “marketing” mbanë në vete konotacion të së shtrenjtes. Mirëpo nuk është e domosdoshme që marketingu të kushtoj shumë. Në fakt, buxheti i vogël i marketingut ka një lidhshmëri të fuqishme me kreativitet të lartë në fushën e marketingut.
Në këtë artikull do të shqyrtojmë disa nga metodat kryesore të marketingut me pak para.
PREZENCA ONLINE
Bota sot është e lidhur në rrjet me hyrjen dhe masivizimin e telefonave dhe tabletave. Më shumë se kurr, aksesi në internet është i mundur për të gjithë. Disa orë në dite çasje në internet po bëhen pjesë e rutinës se çdo Shqiptari dhe të gjithë këta njerëz janë klientë tuaj potencial. Të gjithë këta njerëz mund të bëhen klientët tuaj nëse ju shisni diçka që atyre ju intereson.
Paraqitja juaj online duhet të jetë sa më e plotë që është e mundur dhe të projektoj seriozitet maksimal. Ndryshe nuk duhet të prisni sukses nga reklama.
Krijoni faqe interneti
Një faqe interneti është një shpenzim relativisht i vogël por që ka një potencial shumë të madh dhe shumëplanësh. Prandaj nese nuk keni akoma një të tillë tani është koha për ta marr seriozisht këtë hap. Faqja juaj e internetit do të ju ndihmoj të jeni më lehtë për tu gjetur, të keni një imazh dinjitoz për të bërë biznes në epokën dixhitale dhe sigurisht të pranoni klient të rinjë.
Regjistroni domain emrin tuaj (p.sh: www.biznesijuaj.com) dhe lidheni atë me hosting që të filloni me krijimin e faqes. Nëse ju duhet ndihmë, gjithmonë mund të kontaktoni Alba Connect sepse ky shërbim është pjesë e portfolios tonë të shërbimeve.
Vendosuni në rrjete sociale
Krijoni konto në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Snapchat, Twitter, LinkedIn, etj. Sipas studimeve të Ambassador, vizitorët përdorin rrjetet sociale që të gjejnë ndihmë rreth një produkti që kan blerë dhe shumica e tyre bëhen klient të rregullt nëse mund të komunikojnë me kompaninë në rrjete sociale.
Reklamimi në rrjete sociale është strategji e provuar në plasimin e shërbimit apo produktit tuaj.
PREZENCA OFFLINE
Vetëm pse përdorimi i internetit është zgjëruar në shoqërinë tonë nuk do të thot se metodat tjera “offline” nuk janë efektive për reklamim me buxhet të vogël. Njerëzit ende udhëtojnë që të kryejnë punët e tyre dhe këto raste janë kur mund të plasoni biznesin tuaj.
Keni vizit kartë?
Dizajnimi dhe printimi i vizit kartave është formë arti në vete por çfarëdo lloj vizit karte që keni është më mirë se të mos keni asnjë. Thuhet shpesh se vizit kartat tani më janë demode por në raste specifike ende kan funksion të shpërndarjes së informatave kyçe.
Bonus: Nëse keni dyçan ku keni vizitorë, mund të ofroni shpërblime, ku pjesëmarrësit duhet të japin vizit kartat e tyre si kusht i pjesëmarrjes. Në fund, keni mbledhur informata kontaktuese ku mund t’ju dërgoni email apo telefononi pjesëmarrësit se kan fituar (apo nuk kan fituar) shpërblimin. Këto informata kontaktimi tani mund t’i përdorni për të plasuar ofertat tjera.
Shpërndarja e fletushkave
Mënyra më efikase e distribuimit të informatave në një turmë njerëzish është përmes fletushkave. Fletushkat duhet të përmbajnë informata të mjaftueshme rreth shërbimit apo produktit tuaj. Përveç shpërndarjes së tyre tek njerëzit direkt, fletushkat po ashtu janë efektive për t’u vendosur në makinat e parkuara dhe hyrjet në ndërtesa.
Vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet prezentimit sepse gjatë shpërndarjes së materialeve mund të hasni në njerëz të interesuar te cilet mund të bëjnë pyetje rreth ofertës suaj. Personat përgjegjës që kryejnë punën në teren duhet të kan pregaditje të përgjigjen në pyetjet e të interesuarve.
Marketingu gueril
Kur është e mundur, sajoni kampanja marketingu gueril duke shfrytëzuar pjesë të ndryshme të qytetit (që nuk janë në përdorim) për të plasuar biznesin tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos thyeni ndonjë ligj dhe të mos dëmtoni dikë tjetër.
Disa shembuj të marketingut gueril janë:
- Dekorimi i mureve të papërdorura me grafiti, ku shfaqet llogo e biznesit tuaj,
- Vendosja e reklamave ngjitëse në shkallë të objektit tuaj,
- Shkrimi i një numri telefoni apo një webfaqe ku thuhet se mund të dëgjohet diçka interesante dhe pastaj publikohet një mesazh i ndërlidhur me shërbimin/produktin tuaj.
Shpresojmë të ju kemi ndihmuar sadopak në reklamimin e biznesit tuaj. Na shkruani në komente apo shpërndajeni këtë artikull nëse ju ka ndihmuar.